‘Vritni” dhe fyerje të ndryshme dëgjoheshin në video-dëshmitë për rastin ’27 Prilli’

Seanca gjyqësore për dhunën në Kuvend vazhdoi me publikimin e video materialeve të siguruara nga celulari i të akuzuari Oliver Popovski. Në këtë video material shihet momenti kur turma e njerëzve kishte filluar të futet në ambientet e press sallës në Kuvend ku ndodheshin deputetët.

Marketing

Në këtë video dëgjoheshin edhe thirrjet “Vritni” dhe fyerje të ndryshme. Në një moment prokurorja Villma Ruskoska u ndal tek pamjet ku në mes të turmës shihet i akuzuari Igor Jug, se si në dy raste në dorë i vërehet një objekt i errët. Prokurorja Ruskovska komentoi edhe lëvizjet e të pandehurit Jane Cento i cili mbanë një ombrellë në dorë.

“Ka shumë persona në vendin ku qëndron deputeti Ziadin Sela. Ju mund të shihni një person me një ombrellë të kuqe që godet drejt një personi që nuk shihet. I pandehuri Jane Cento mban ombrellën e kuqe. Pas një kohe vërehet deputeti Sela me dëmtime në pjesën e djathtë të fytyrës”, komentoi prokurorja.

Marketing