Vuçiç e tepron me pijen, këshilltarja përpiqet t’i heqë gotën e verës (VIDEO)

Në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur, prej dy ditësh në kryqeytetin e Serbisë, Beograd, po zhvillohet panairi “Wine Vision of the Open Balkans”.

Marketing

Në këtë panair morën pjesë liderët Aleksandër Vuçiç, Edi Ramës, Dimitar Kovaçevski, por edhe kryeministrit ende në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në këtë panair nuk kanë munguar batutat mes liderëve në stendat e ngritura për prezantimin e produkteve.

Në këtë panair, duket se skenën e ka rrëmbyer Presidenti serb, Vuçiç, i cili është shfaqur duke provuar të gjitha llojet e verërave.

Në mediat serbe, por edhe në rrjetin social Twitter po qarkullon një video, që tregon Vuçiç, në gjendje jo optimale, pasi duket sikur e ka tepruar disi me pijen.

Duke mbajtur në dorë një gotë të bardhë vere, të cilën do ta pijë, ai “përplaset” edhe më këshilltaren, e cila i qëndron pranë dhe e këshillon që ta lërë gotën.

Në një moment, ajo ia rrëmben gotën nga duart Vuçiçit dhe i tregon atij se kryeministri i Shqipërisë po e pret ta takojë.

Por, Vuçiç me humor i kthehet duke thënë se këshilltarja ka frikë se ai ka konsumuar më tepër seç duhet alkool. Ai gjithashtu “kapet” me Edi Ramën, duke thënë se homologu i tij s’ka konsumuar aspak verë.