Vuçiç i ankohet Scholzit për Kosovën

Pak pasi Gjermania përmendi Asociacionin e komunave me shumicë serbe si kriter për anëtarësimin e Kosovës në KiE, presidenti serb Alekansadër Vuçiç duket se ka dashur të përfitojë sa më shumë nga ky moment.

Ai pohoi se ka diskutuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz lidhur me situatën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Marketing

Përmes një postimi në Instagram, Vucic u shpreh se gjatë bisedës telefonike e ka informuar kreun e ekzekutivit gjerman “në detaje për atë që e përshkroi si gjendje pothuajse të padurueshme për komunitetin serb në Kosovë”, por edhe për “shmangien e vazhdueshme të Prishtinës nga përmbushja e detyrimeve të saj të pranuara dhe nënshkruara, veçmas në lidhje me formimin e Asociacionit”.

Qeveri të njëpasnjëshme të Kosovës kanë refuzuar ta zbatojnë marrëveshjen mbi parimet për themelimin e Asociacionit, duke shprehur frikë se  një bashkësi e tillë njëetnike mund të ndikojë në funksionimin e duhur të shtetit. Gjermania, së bashku me shtetet e tjera në BE, por edhe Shtetet e Bashkuara, vazhdimisht i bëjnë thirrje Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, insistoi se ekzekutivi që ai drejton,  refuzon që të pranojë që Asociacioni të jetë kusht për pranimin e vendit në organizatën e Këshillit të Europës.

Marketing