Vuçiç i prerë: Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, pavarësisht presionit perëndimor

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se pavarësisht presionit të madh që merr nga Perëndimi, nuk do t’i vendosë sanksione Ruisisë.

Marketing

Në një intervistë me drejtorin e përgjithshëm të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Andrei Kondrasov, Vuçiç tha se do të përpiqet të mbrojë qëndrimin e tij për çështjen e sanksioneve kundër Rusisë në të ardhmen.

“Përgjigja ime do të jetë e njëjtë, se do të mundohemi të mbrojmë sa më shumë qëndrimin tonë. Ne e bëjmë këtë për dy vjet tani. Nuk e di se sa do të mund ta vazhdojmë këtë, por shpresoj që po”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se vendimi për të mos vendosur sanksione është marrë në interes të vendit dhe bazuar në përvojën e popullit serb nga sanksione të ngjashme të vendosura ndaj tij në të kaluarën.

Marketing