Serbia e konsideron Kosovën ende pjesë të territorit e saj. Gjatë ceremonisë së betimit presidentit serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se do të punojë fuqishëm për të ruajtur sovranitetin e vendit, duke përfshirë edhe Kosovën.
ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE
“Betohem se do te ruaj të gjithë territorin e Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj, si dhe te garantoj ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, duke respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën e ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin për të gjithë qytetarët si dhe duke ruajtur sovranitetin e Serbisë.
Duke renditur prioritetet e mandatit te tij të dytë pesëvjeçar, Vuçiç u ndal edhe të dialogu Prishtinë-Beograd, duke theksuar se tani më shumë se kurrë duhet të arrihet një marrëveshje kompromisi.
ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE
“E ndërlidhur me krizën në Ukrainë, çështja e Kosovës do të jetë edhe më e rëndë për ne që të zgjidhet. Në kushtet e krizës së madhe botërore do të përpiqemi të mos lëndojmë askënd duke mbrojtur vendin tonë. Në duhet të gjejmë një kompromis.”
Kreu i shteti serb tha se pushtimi rus i Ukrainës është një shkelje e ligjit ndërkombëtar, por shtoi se po ashtu ndërhyrja e NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999 ishte po aq e paligjshme. Vuçiç nënvizoi se vendi i tij do të mbetet neutral ushtarakisht, duke përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet në të ardhmen aleancës veriatlantike.