Vuçiç: Medvegja është Serbi, se njohim Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar mbrëmjen e të martës nga komuna me shumicë shqiptare e Medvegjës, se Serbia gjithmonë ka qenë në favor të një marrëveshjeje dhe kompromisi për Kosovën, por jo në mënyrë që serbët do të humbnin gjithçka.

Marketing

 

Njohja e tyre nuk do të thotë asgjë për ne. Ne gjithmonë kemi dashur një kompromis dhe një marrëveshje. Ne e dëshirojmë atë sot, por jo që serbët dhe Serbia të mos marrin asgjë dhe të njohim një Kosovë të pavarur. Tani ata thonë se duan njohje të ndërsjellë me Kosovën. Ju e keni parë, unë jam i heshtur, jo sepse nuk do të kisha asgjë për t’i thënë atyre, por kam vetëm një pyetje: A mendoni vërtet se ne interesohemi aq shumë që Qeveria e Përkohshme në Prishtinë të na njohë në çfarëdo mënyre, neve që jemi anëtarë të Kombeve të Bashkuara dhe të të gjitha organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare?.

 Ndërsa idesë së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për bashkimin e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit me Kosovën , kreu i shtetit serb i është përgjigjur se Medvegja ka qenë dhe do të jetë Serbi, raporton Vizion Plus.

 

Këto deklarata Vuçiç i bëri gjatë një tubimit për zgjedhjet lokale të së dielës në Medvegjë, ku përveç Partisë Progresiste të Aleksandar Vuçiç do të garojnë dy koalicione shqiptare.