Vuçiç pas takimit me Quintin: Tërheqja e kryetarëve dhe policisë në veri kusht për paqen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zbardhur takimin e zhvilluar sot me ambasadorët e Quintit ku përfshihen SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Italia dhe Franca.

Marketing

“Kam diskutuar për ngjarjet aktuale në Kosovë me ambasadorët e vendeve të Quintit dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon”- tha Vuçiç.

Ai tha më tej se tërheqja urgjente e kryetarëve në veri si dhe e policisë është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë”.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministry serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç.

Marketing