Vuçiq: Çka të bëjmë nëse gjatë verës sulmohet veriu i Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet kombit sapo të vërejë se ka shanse që të arrihet zgjidhja me kompromis për Kosovën, ndërsa ka shtuar se nuk do ta nënshkruajë vendimin për të, por atë do t’ia lërë populli me anë të referendumit.

Marketing

Ai, siç përcjell transmetuesi publik serb, ka thënë se në Bruksel është arritur pajtimi për disa gjëra të rëndësishme për serbët në Kosovë, ndër të cilët edhe se të gjitha problemet do të zgjidhen në mënyrë paqësore, transmeton Koha.net.

“Ky është mesazh shumë i rëndësishëm për serbët në Kosovë. Ky është mesazh shumë i rëndësishëm për qytetarët e Serbisë”, ka thënë ai pas takimit me Thaçin e Mogherinin në Bruksel.

Ai ka theksuar se kjo është e rëndësishme, ndërsa ka shtuar se ka pyetje për të cilat nuk ka përgjigje.

“Shtrohej pyetja: Ç’të bëhet nëse gjatë verës dikush niset për ta pushtuar veriun e Kosovës?’ Cila do të ishte përgjigja jonë? A do të ishte përgjigja ushtarake, apo do ta kishim aksione dëbimi sikur në Kroaci dikur. Politika e Serbisë duhet të jetë shumë më përgjegjëse nga politika e viteve të 90-ta”, ka thënë Vuçiq.

Duke theksuar se “duhet ruajtur serbët në vatrat e tyre”, ai ka porositur se nuk duhet lejuar përsëritje të tragjedive.

Vuçiq ka paralajmëruar në periudhën e ardhshme do t’i drejtohet kombit përmes televizionit populli. Këtë, ka thënë ai, do ta bëjë nëse e vëren se ka shanse të arrihet ndonjë zgjidhje kompromisi të cilën nuk do ta nënshkruajë por me të do të dalë para popullit dhe ai do të thotë e do ose nuk e do atë zgjidhje.

“Nëse kjo është fare e mundshme. Tani nuk më duket e tillë. Do të luftoj për të ardhmen normale të Serbisë dhe të rajonit”, ka përfunduar ai.

Marketing