Presidenti Aleksandar Vuçiq tha sot në Kuvendin e Serbisë se do t’u dërgojë një letër presidentëve të Rusisë dhe Kinës për të vënë veton ndaj pranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Ai gjatë debatit parlamentar tha se tani ka dërguar “1000 letra” dhe do të dërgojë një tjetër.
Vuçiq tha se e ka pranuar propozimin e Partisë Popullore për dërgimin e letrës dhe ka shtuar se do t’u dërgojë një letër edhe liderëve perëndimorë.
Ndryshe, rezoluta e Partisë Popullore për Kosovën nuk është futur në rendin e ditës të seancës së posaçme të Kuvendit.