Vuçiq: Do të ketë një “Plan të Ahtisaarit plus-plus”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se vendi i tij do të marr një ofertë në lidhje me Kosovën, të cilën nuk do të mund as të pranojë apo të refuzoi.

Marketing

Ai ka thënë se do të jetë “ultimatum” diçka e tillë si “Plani i Ahtisaarit”, transmeton lajmi.net.

“Do ta shihni. Por është mjaft e sigurt që unë kurrë nuk do të pranoi ultimatume, pasi është e sigurt që do të përpiqem të gjej zgjidhjen më të mirë për popullin serb, por gjithashtu të përpiqem të mos rrezikoj paqen dhe stabilitetin, dhe të mos e çoj Serbinë në luftë. Jam i bindur që deri në fund të vitit do të marrim diçka që ne nuk do të jemi në gjendje ta pranojmë por as nuk do të refuzojmë. Unë jam pothuajse i sigurt për këtë”, ka thënë presidenti serb në televizionin serb “Prva TV”, duke mos dhënë detaje të tjera për atë që po paralajmëron.

Vuçiq ka thënë se e di cila do të jetë iniciativa e të Dërguarit Special të BE-së, duke treguar se ai e di kush do të jetë në këtë post, por që ai ende nuk mund ta bëjë atë publik, dhe ai me siguri do të jetë një njeri afër Berlini.

Vuçiq parashikon që do të jetë një plan i Ahtisaari plus-plus, që ai do të përpiqet të thotë që Serbia merr garanci për pranimin në BE, por duhet ta njohë Kosovën, dhe gjithashtu do të marrë status të veçantë për serbët.

Në lidhje me lajmet se Vuçiq kishte premtuar se do të njihte Kosovën si shtet i pavarur, ai thotë, se kjo nuk do të ndodhë dhe ato që po thuhen janë vetëm gënjeshtra.

Tutje, i pari i Serbisë ka thënë, se e ka kundërshtuar një plan që supozohej të lejonte Kosovën të anëtarësohej në Kombet e Bashkuara në 2013.

Marketing