Vuçiq dorëzohet para Ushtrisë së Kosovës: Gjithçka ka ndryshuar

Nesër në Kuvendin e Kosovës do të votohet për ndryshimin e ligjeve që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri.

Marketing

Dhe, reagimet e lobimet e pashpresa të Serbisë, po shkojnë drejtë fundit.Së fundmi, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha sot në Tërstenik se qëllimi i Kosovës për formimin e Ushtrisë është në papajtueshmëri me ligjin ose me Rezolutën 1244 dhe shtoi se detyra e KFOR-it është ta shpërbëjë atë, shkruan lajmi.net.

“Kosova është një problem shumë i madh për ne, veçanërisht për shkak të lëvizjës së Kosovës për formimin e një ushtrie e cila nuk është e bazuar as në ligj, as në Rezolutën 1244”, tha Vuçiq.

Ai ka kërkuar nga KFOR-i të ndërhyjë në këtë proces.