Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se e mbështet marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës por se nuk e nënvlerëson popullin në Maqedoni i cili sipas tij, ka dërguar mesazh të qartë.
“Kam vlerësuar se marrëveshja është e mirë dhe kështu vlerësoj edhe sot. Vlerësoj se çdo marrëveshje është shumë e rëndësishme për popullin e dy vendeve. Ne nuk përzihemi në punët e brendshme të të dyja shteteve edhe pse unë si kryetar i Qeverisë e mbështes marrëveshjen”, tha Vuçiq në konferencën për shtyp pas takimit me raportuesin e Europarlamentit, Dejvid Mekalister.
Ai, megjithatë tha, se nuk është i verbër për të mos parë se çfarë po ndodh dhe se cili është mesazhi i popullit”, transmeton Tanjug.
“Populli në Maqedoni solli vendim të qartë dhe nuk do ta injoroj atë si disa të tjerë”, tha Vuçiq.
Ai deklaroi se i dëshiron sukses Maqedonisë dhe Greqisë, pasi, siç tha, bëhet fjalë për dy popull të vëllazëruar.