Vuçiq e ndryshon propagandën: Prishtina planifikoi t’i vrasë 6-10 persona që rezistojnë me armë në Veri

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka ndryshuar pak rrëfimin për “një sulm” të Kosovës në pjesën veriore duke thënë tani se Prishtina ka planifikuar të vrasë “6-10 persona që mund të rezistojnë me armë” në Veri.

Marketing

Sipas tij Kosova është duke i ndjekur disa persona të cilëve Vuçiq ka thënë se ua di edhe emrat.

” Janë 6-10 emra të serbëve për të cilët mendojnë se janë bartës së rezistencës më armë e çfarëdo rezistence tjetër ndaj strukturave kriminale në Prishtinë, të cilët planifikojnë pogrom ndaj popullit tonë”

Një prej arsyeve, ka shtuar Vuçiq, që ka dalë në opinion ka qenë ndalimi i këtyre “likuidimeve”.

“Ata do të vazhdojnë me aksionet e tyre dhe nuk do të rrinë të qetë derisa nuk e përfundojnë punën në Veri të Kosovës. Kjo është e vetmja që ka rëndësi për ta. Ata mendojnë që tjerat punë i kanë përfunduar kaherë”, ka shtuar presidenti serb që e ka specialitet propagandën