Vuçiq flet për arratisjen e Gruevskit! A ka kaluar nëpër Serbi?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nga Maqedonia, është drejtuar për në Shqipëri, pastaj ka kaluar në Mal të Zi, duke vazhduar për në Serbi. Sipas Vuçiqit, nga Serbia, Gruevski përmes kalimit kufitar “Horgosh”, ka dalë në Hungari, transmeton TV21.

Marketing

Vuçiq për “TV Happy” ka deklaruar se Gruevski më 11 nëntor u largua nga Maqedonia dhe i shoqëruar nga dy shtetas hungarezë ka hyrë në territorin e Shqipërisë me letërnjoftim, ku më pas përmes pikës kufitare “Bozhaj” ka hyrë në Mal të Zi.

“Gruevski më 12 nëntor, rreth orës 22:30 në pikën kufitare “Gotun”, me letërnjoftim ka hyrë në Serbi, dhe më pas ka vazhduar për në Hungari përmes pikës kufitare “Horgosh”, ku ai ka kaluar kufirin me letërnjoftimin dhe leje kalimi që ka marrur nga ambasada hungareze në Shqipëri.
Ndërsa më 13 nëntor në ora 19:35 nga ana e Interpolit Shkup është dërguar një urdhër arresti ndërkombëtar. Çka prisni ju? Të arrestojmë një njeri për të cilin nuk është lëshuar urdhër-arrest?”, është shprehur Vuçiq.

Marketing