Vuçiq i frikësuar, fillon me kundërmitingje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbrëmë në qytetin e Jagodinës ka mbajtur një tubim si porosi kundër protestave masive që po zhvillohen anembanë Serbisë kundër pushtetit të tij.

Marketing

Vuçiq mbrëmë theksoi se po themelon të ashtuquajturën “lëvizje për popullin dhe shtetin”, që tha se do të mbledhë rreth vetes partitë në pushtet dhe mbështetësit e tyre.

Në këtë tubim në Jagodinë morën pjesë mijëra mbështetës të Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe partnerëve të saj të koalicionit.

“Të gjithë jeni të mirëpritur në lëvizje, në lëvizjen për ndryshimet e mëdha”, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas tij, arsyeja e formimit të kësaj lëvizjeje është se ka gjëra me të cilat ai nuk është i kënaqur.

Tubimi i mbështetësve të Qeverisë serbe në Jagodinë u mbajt në kohën kur po vazhdojnë protestat masive në mbarë Serbinë, që janë thirrur nga studentët të cilët po bllokojnë universitetet. Studentët po kërkojnë që autoritetet të mbahen përgjegjëse për vdekjen e 15 personave në një aksident në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Po të njëjtën ditë është mbajtur edhe një “grevë e përgjithshme”, ku janë bashkuar një numër i biznesmenëve, mësuesve, punëtorëve të arsimit dhe avokatëve që ndërprenë punën në shenjë proteste.