Vuçiq i reagon Mesiçit pë shqiponjën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka tentuar t’i kundërpërgjigjet ish-presidentit kroat, Stipe Mesiq, i cili bëri shqiponjën me duart e tij, gjest ky i përdorur edhe nga dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen kundër Serbisë.

Marketing

“Është e vërtetë, ata të gjithë bashkohen në urrejtje, por gjithsesi që unë nuk kam nevojë t’i përgjigjem kësaj”, u shpreh Vuçiq.

E në mënyrën e vet, Vuçiq e vazhdoi kundërpërgjigjen ndaj Stipe Mesiq, transmeton lajmi.net.

“Veprimet e tyre flasin për ta e jo për ne, ne duhet të shohim se si të shkojmë përpara, të zhvillohemi. Urrejtja vret atë që urren, jo atë që është objekt i urrejtjes”,u shpreh Vuçiq.

E jo vetëm Vuçiq ishte i prekur nga ky veprim i Stipe Mesiq. Mediat serbe dje gjatë tërë ditës e kanë shprëndarë fotografinë ku shihet ish-presidenti kroat që bën shqiponën me duartë e tij.

Marketing