Vuçiq i sigurt se takimi i Parisit nuk do të ndodhë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq sërish është shprehur skeptik lidhurme takimin e Parisit, i cili pritet të mbahet më 1 korrik.

Marketing

Aio ka thënë se është 99 për qind i sigurt se takimi në Paris nuk do të ndodhë. “Unë mendoj se shqiptarët nuk janë të gatshëm të flasin për ndonjë gjë të rëndësishme, sepse në një mënyrë të veçantë ata duan të dërgojnë një mesazh për gjermanët dhe francezët se nuk janë evropianët ata që duhet të zgjidhin problemin e Kosovës”, tha ai në TV Pink.

Në takimin e Parisit të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, të ftuar janë delegacionet nga Kosova dhe Serbia.