Vuçiq kërkon vazhdimin e bisedimeve me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq beson se kështu mund të vazhdohet me qëllimin e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

Marketing

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar vazhdimin e bisedimeve me Kosovën.

Ai beson se kështu mund të vazhdohet me qëllimin e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

Vuçiq u paraqit sot në takimin “Liderët për sigurinë e rajonit” në Beograd, ku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg biseduan për zhvillimin e raporteve Serbi-NATO.

Andaj, në fjalimin e tij ai tha se do ta japë maksimumin për vazhdimin e dialogut me Kosovën, përcjell lajmi.net.
Vuçiq po ashtu theksoi se është pajtuar me Stoltenbergun që në rast të ndonjë situate krizë në Kosovë, të reagojnë shpejtë në mënyrë që të parandalojnë ndonjë konflikt të mundshëm.

Marketing