Vuçiq mbledhje urgjente për Kosovën

Mbledhja e këshillit për Siguri Kombëtar e ftuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të mbahet në mëngjes.

Marketing

Presidenti serb e ka ftuar këtë mbledhje për shkak të situatës në Kosovë.

Sipas mediave të Serbisë në mbledhje do të bisedohet se si do të mbrohen interesat dhe populli në Kosovë.

Sipas një njoftimi të kabinetit të presidentit, e që transmetohet nga mediat në Serbi, Vuçiq në orën 12;00 do të takohet edhe me patriarkun e Kishës serbe, Irinej.

Marketing