Vuçiq: Merkel kërkon bisedime intensive deri në arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar sot në New York me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën kanë diskutuar për çështjen e Kosovën.

Marketing

Pas takimit me Kancelaren gjermane Angela Merkel, siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se “Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel, do të investojnë të gjithë energjinë dhe përpjekjen e tyre për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe për këtë arsye do të kërkojnë të bisedohet derisa të gjendet një zgjidhje për çështjen e Kosovës”.Sipas presidentit serb, Gjermania dëshiron stabilitet në planin afatgjatë

“Biseda me kancelaren Merkel ishte jo vetëm e korrekt, por edhe e mirë dhe konkrete se cili është “hodogrami ” dhe si duhet të duket gjithçka nga dhjetori kur në Prishtinë formohet një qeveri e re”, tha ai.

“Nuk ka dyshim se Evropa dëshiron zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor dhe se Gjermania, si një fuqi udhëheqëse evropiane, e dëshiron kët dhe do të insistojë në këtë”, tha Presidenti Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Ai tha se është i kënaqur me bisedën që kishte me kancelaren Merkel, njëra nga politikanet evropiane dhe botërore më me ndikim në botë.

“Unë munda ta shoh përcaktimin e saj për të zgjidhur gjërat në Ballkan në mënyrë paqësore”, tha Vuçiq.

Sipas tij, ‘Merkel, sikurse edhe shumë herë të tjera përsëriti pikëpamjen e saj se Kosova duhet të heqë taksat, gjë që është duke pritur e gjithë bota’.“Dhe kur të ndodhë kjo, mendoj se plani dhe ideja e kancelares Merkel dhe presidentit francez Macron, që mund të dëgjoja edhe sot, është që të vazhdojmë bisedimet shpejt dhe të bëjmë një takim regjional, çfarë kishim kur Haradinaj e ‘minoi, në mënyrë që të fillojnë bisedime dhe dialog intensiv midis serbëve dhe shqiptarëve dhe të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiq.

Takimi u mbajt me iniciativën e kancelarest gjermane, e cila, thotë Vuçiç, është “një udhëheqëse e shkëlqyeshme, siç tregon me vëmendjen që ua kushton vendeve të vogla dhe udhëheqësve të tyre”.

Ai tha se “Merkel gjithmonë ka energji të mjaftueshme, dhe përkundër asaj se ka angazhime të tjera të panumërta, ajo ka gjetur kohë për të diskutuar me ekipin e saj për Kosovën”.

“Kjo tregon se Evropa është ideja dhe projekti i saj, se dëshiron paqe dhe stabilitet në Evropë, se Gjermania dëshiron stabilitet në planin afatgjatë. Gjermania do të investojë gjitha forcën, përpjekjet dhe energjinë e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Evropë. Prandaj do të kërkojë nga ne të bisedojmë e bisedojmë, derisa të gjejmë një zgjidhje. Jam i sigurt për këtë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për ta “, tha Vuçiq.

Marketing