Vuçiq në Bruksel: Nuk presim asgjë nga takimi me Kurtin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet që sot pasdite të takohen në kryeqendrën evropiane për herë të parë që nga shtatori i vitit të kaluar.

Marketing

Vuçiq ka theksuar se nuk pret asgjë nga takimi me kryeministrin Albin Kurti.

“Çfarë presim nga takimi me Kurtin? Asgjë. Dhe çfarë pres që do të dramatizoj të bërtas, deri sa ti them pak të ndalet si zakonisht dhe kështu do te behet dhe kaq. Pastaj ai do të dalë përsëri për të thënë Putin i vogël nuk e di se çfarë ka folur e bërë si gjithmonë, asgjë e veçantë. Për sa i përket Borellit, Lajçakut do të dëgjojë me kujdes, sigurisht do ti kenë këto”, ka thënë Vuçiq pas takimit me Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Kryeministri Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë takime të ndara me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, e më pas edhe një takim të përbashkët mes tyre.