Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendi i tij i beson presidentit francez Emmanuel Macron dhe i shprehu mirënjohje Francës për mbështetjen ndaj Serbisë në rrugën e saj evropiane.
Vuçiq tha në një konferencë për shtyp me ministren franceze të Mbrojtjes, Florence Parly, se Serbia nuk po merr pjesë në një fushatë pothuajse të orkestruar kundër Macronit mbi disa vendime të BE-së, përkatësisht vendimin për të mos hapur bisedimet e anëtarësimit në bllok të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Ai theksoi se kur bëhet fjalë për një metodologji të re në procesin e zgjerimit të BE-së të iniciuar nga Franca, i mbetet Serbisë të pres dhe se është i bindur që presidenti francez Emmanuel Macron nuk do ta harrojë Serbinë ose nuk do ta lërë atë vetëm.