Vuçiç: Ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë, nuk duam luftë

Pas kërkesës së SHBA dhe BE, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrisë që të hyjë në Kosovë.

Marketing

Në prononcimin për “Financial Times”, Vuçiç i referohet si ndarje administrative kufirit mes Kosovës e Serbisë,

Ai u shpreh se trupat ushtarake serbe do të tërhiqen nga ajo zonë, sepse siç tha ai, përshkallëzimi i konfliktit nuk do të ishte produktiv për Serbinë që aspiron për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian.

“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të shkatërrojmë pozicionin tonë që kemi ndërtuar për 1 vit? Ta shjatërrojmë brenda një dite? Serbia nuk do luftë”,-tha Vuçiç për “Financial Times”.

Marketing