Në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpjeguar arsyet pse Beogradi ende nuk e ka njohur Krimenë si pjesë të Rusisë.
Ai këtë e ka argumentuar duke përmendur rastin e Kosovës.
“Ne nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë. Nëse do ta bënim do të thotë se e mbështesim edhe pavarësinë e Kosovës. Vendoseni vetën në pozicionin tonë. Cili nga anëtarët e Këshillit të OKB-së e mbështet integrimin tonë territorial”, tha Vuçiq,
Presidenti serb tutje deklaroi se integrimet evropiane të Serbisë dhe marrëdhëniet me Moskën nuk e kundërshtojnë njëri-tjetrin.
“Nuk ka kontradikta. Presidenti francez tha të njejtën gjë, se Rusia është vend mik. Nga ana jonë ne duam të forcojmë raportet me Rusinë. Nga pikëpmja ushtarake e mbajnë neutralitetin tonë, dhe gjithsesi kemi rrugën evropiane”, theksoi Vuçiq.
Ndryshe Krimea pretendohet të jetë bërë pjesë e Rusisë në mars të vitit 2014 pas një referendumi, ku 96.77% e votuesve kërkuan bashkimin me Rusinë.
Tash e sa kohë edhe Ukraine e konsideron Krimenë si territor të sajin.
Duke e akuzuar Rusinë për përzierje në konfliktin e brendshëm të Ukrainës, Perëndimi kishte vendosur disa sanksione mbi Moskën.
Madje shteti rus kishte hedhur poshtë pretendimet që e fajësonin për bashkimin “jodemokratik” me Krimenë.