Vuçiq- Osmani: Minishengeni shembull i bashkëpunimit të mirë

Në takimin e sotëm në Beograd, të presidentit të Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është diskutuar për përforcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve, përmes zgjidhjes së të gjitha çështjeve përmes dialogut, përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik dhe mbështetjes së ndërsjellë në rrugën evropiane, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Beogradi.

Marketing

Presidenti Vuçiq i theksoi të gjitha projektet konkrete që do të kontribuonin për një ndërlidhje më të mirë dhe bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve, siç janë modernizimi i hekurudhës drejt Shkupit dhe përforcimi i infrastrukturës në pikat kufitare, kumtuan nga Kabineti i presidentit serb.

Vuçiq tha se marrëdhëniet e mira midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të një rëndësie të madhe për të gjithë rajonin dhe e theksoi “mini Shengenin” si një shembull të bashkëpunimit të suksesshëm, për të mirën e qytetarëve dhe për përfitimin ekonomik të vendeve të kyçura në mënyrë aktive në atë nismë. Ai e veçoi rëndësinë e Memorandumit të nënshkruar nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i cili siguron ndihmë të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sistemeve shëndetësore për mjekimin e pacientëve me KOVID-19.

Ministri Osmani e falënderoi për donacionin e vaksinave të cilat presidenti Vuçiq të dielën ia dorëzoi kryeministrit Zaev dhe me çka u mundësua vaksinimi i qytetarëve të vendit e që ka ngjallë shpresë të re.

Ndryshe, Vuçiq, gjithashtu deklaroi se Serbia e mbështet eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut.