Vuçiq për “Bloomberg”: I thashë Rusisë, nuk guxojë ta kundërshtoj Merkelin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është i vendosur të hyjë në histori si një njeri që pajton dallimet etnike dhe territoriale në rajon, shkruan agjencia “Bloomberg”.

Marketing

Në një intervistë të botuar me titullin “Kur Merkel flet, një aleat i vjetër rus dëgjon,” Vuçiç tha se nuk do të zemërojë kancelaren gjermane Angela Merkel, sado e vështirë që ndonjëherë mund të jetë, thotë Vuciq.

“Ne duhet të tregojmë sinqiritet dhe besnikëri,” tha Vuçiç në një intervistë të enjten në pallatin e tij presidencial në Beograd. Duke folur me Merkelin “nuk ishte një bisedë e lehtë,” tha ai. “Por unë kurrë nuk do të dal kundër saj.”

Në një tekst të gjerë që ka dalë nga intervistat me Presidentin Vuçiç, agjencia vlerëson se presidenti i Serbisë është në mes të “dy zjarreve” në mes të Lindjes dhe Perëndimit dhe se është vendimtare për të ardhmen e rajonit integrimi në BE dhe Gjermania ka paralajmëruar për pasoja të rrezikshme nëse nuk ka bashkëpunim të udhëheqësve rajonalë.

Nga ana e tij, Vuçiç duhet të pajtohet me Kosovën, një shtet me shumicë shqiptare që shpalli pavarësinë në vitin 2008, një dekadë pasi forcat e NATO-s i dëbuan ushtarët serbë më luftë nga Kosova. Është një parakusht i Serbisë që të bashkohet me BE, së bashku me reformimin e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Kosova është një kusht, së bashku me reformën gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit, që Serbia të bashkohet me Bashkimin Evropian”, thotë Vuçiq.

Marketing