Vuçiq për propozimin francez: Mos e refuzoni pa e menduar mirë!

Presidenti i Serbisë, Aeksandar Vuçiq në një intervistë për televizionin Sitel ka deklaruar se duhet menduar mirë para se të refuzohet propozimi francez.

Marketing

“Unë nuk mund t’ju them nëse propozimi është i mir ose jo, këtë le ta vendosin njerëzit në Maqedoni. Unë një gjë mund të them, kur e pranuam marrëveshjen e Brukselit në vitin 2012, ishte një marrëveshje shumë e rëndë për ne, me shumë pika të cilat njerëzit në Serbi nuk dëshironin as ti dëgjonin e as ti pranonin. Qytetarët maqedonas, do të them përsëri e dinë më mirë se unë nëse diçka është e mirë ose jo për interesat e tyre nacionale. Vetëm i lus njerëzit të mendojnë, të mendojnë të mos pranojnë diçka apriori ose të refuzojnë dicka apriori”, ka thënë Vuçiq.