Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke e komentuar kërkesën e ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, për ndryshim të qëndrimit ndaj Maqedonisë dhe Malit të Zi për shkak të mbështetjes për anëtarësim të Kosovës në Interpol, deklaroi për herë të dytë sot se Podgorica dhe Shkupi treguan se sa më e rëndësishme për to është Prishtina se sa Beogradi.
“Ne atë porosi e kuptuam mirë. Dëshirojmë marrëdhënie të mira, por i kuptuam prioritetet e trye. Ne do të sillemi me përgjegjësi dhe me seriozitet, duke i respektuar, por duke i kuptuar mirë se në çfarë vendi na vendosin dhe në pajtim me atë do të sillemi në të ardhmen”, deklaroi Vuçiq në hapjen e një fabrike në qytetin e Kullës.