Vuçiq: Prishtina nuk do ta themelojë Asociacionin, qëllimi është ta marrin veriun e Mitrovicës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se qëllimi i vetëm i Prishtinës është të marrë veriun e Mitrovicës.
Vuçiq ka theksuar se Prishtina nuk është e interesuar të formojë Asociacionin e Komunave serbe edhe pse është e qartë se afati i fundit është më 4 gusht, transmeton lajmi.net.

Marketing

“BE ka thënë se marrëveshja duhet realizuar, afati përfundon më 4 gusht mirëpo asgjë nuk po ndodhë. Ju kujtohet që ju kam thënë se nuk do ketë asgjë nga kjo”, ka thënë presidenti serb për gazetarët.

Tutje, Vuçiq ka thënë se Anglia nuk është kundër një zgjidhje për Kosovën por duan që Serbia ta njoh pavarësinë e saj me kapacitet të plotë dhe ka shtuar se kjo nuk është zgjidhje kompromisi.

“Serbia të mos marrë asgjë nuk është zgjidhje për ne, është vetëm për ata”.

Marketing