Vuçiq sërish me ankesa edhe pas vendimit të Kosovës për mallrat serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot në Hamburg se Kosova do të vazhdojë të bëjë më të mirën për t’i ndalur mallrat serbe.

Marketing

Lidhur me vendimin, ai përmendi truqe ku dhe u ankua se autoritetet kosovare do i përdorin.

Vuçiq ndër tjera në reagim tha se ”gjermanët, do të vazhdojnë të insistojnë mbi qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve”.

”Çdo njeri i ka njohur qëllimet e Prishtinës, por se duke i njohur gjermanët, ata do të vazhdojnë të insistojnë në qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve”.

“Kjo është e rëndësishme për ekonominë serbe. Dhe a do të bëjnë të pamundurën për ta ndaluar atë? Po”, tha Vuçiq, duke shtuar se ai e di se ”Prishtina tani do të shpikë skanerë që do të presin 11 muaj, pastaj 22 muaj”.

Tutje ai pati edhe akuza tjera ndaj kryeministrit, Kurti.

”Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht do të shpikë diçka, por se ai ende e di që kur gjërat të ndodhin sipas rregullave, Serbia mund t’i realizojë interesat e saj”.