Vuçiq takohet sot me Putinin në Rusi, diskutohet edhe për Kosovën

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka arritur dje në Moskë, ndërkaq sot do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Temë diskutimi e këtij takimi pritet të jetë edhe Kosova.

Marketing

Pas vizitës së presidentit Thaçi në Ujman dhe pranisë së Njësisë Speciale atje, presidenti serb kishte thënë se do të kërkojë edhe ndihmën e Rusisë, transmeton Lajmi.net.
E në lidhje me kërkesën e tij ka reaguar dje edhe sekretari i presidencës ruse, Dmitry Peskov.

Ai ka thënë se vizita e Vuçiqit në Rusi nuk lidhet vetëm me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dhe se një vizitë e tillë është paralajmëruar shumë kohë më parë.
I njëjti, në lidhje me kërkesën e Vuçiqit kishte thënë se do të ishte e nxituar të flitej nëse Rusia do t’i dalë në ndihmë apo jo.

Ndërkaq, ministria e Jashtme Ruse gjatë ditës së djeshme kishte thënë se aktet e tilla në veri përbëjnë provokim për sigurinë.