Vuçiq: Themelimi i Asociacionit, parakusht për normalizimin e raporteve me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përsëritur qëndrimin e tij, se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, mbetet parakusht për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Marketing

Kështu ka bërë të ditur sot shërbimi për marrëdhënie me mediat nga Presidenca e Serbisë, pas takimit që Aleksandar Vuçiq zhvilloi sot me ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Tutje thuhet se Vuçiq i ka theksuar Lajçakut, se Serbia po punon me përgjegjësi dhe është e përkushtuar për të negociuar me qëllim të arritjes së kompromisit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme, të nevojshme për një jetë normale dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, me kushte të përcaktuara qartë.

Mes tjerash në këtë takim mes tyre, bëhet e ditur të jetë diskutuar në përgjithësi për Planin Evropian.