Vuçiq thotë se mund të ndryshohet Rezoluta 1244 dhe Kosova të anëtarësohet në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu ka drejtuar kombit rreth zhvillimeve dhe situatës në Ukrainë.

Marketing

I pari i shtetit serb ka pohuar se gjendet në pozitë të vështirë ai dhe Serbia gjersa tha se pret presion më të madh që të rreshtohemi kundër Rusisë.

Vuçiqi ka paralajmëruar edhe “kurthe” për Serbinë, teksa ka folur për Kosovën, raporton b92.

“Kriza në Ukrainë po prek edhe Serbinë”, pohoi ai duke shtuar se “E gjithë bota është bërë ndryshe dhe fjalë për fjalë asgjë nuk është më e njëjtë”.

“Serbia po përballet me presion të madh dhe me faktin se pak njerëz duan të dëgjojnë argumentin tuaj, atëherë e keni të qartë se sa e vështirë është pozita jonë”, shtoi Vuçiq.

“Unë mendoj se ky është vetëm fillimi, presioni mbi vendin tonë do të jetë i madh në periudhën e ardhshme. Pres që në periudhën e ardhshme të ketë disa kurthe për Serbinë. E patë që shqiptarët aplikuan për anëtarësim në NATO, e patë që morën mbështetjen e një force si Turqia”, tha ai.

Ai pret që një prej iniciativave të ardhshme të jetë përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, e më këtë sipas tij, do të hapej rruga për pranim të pavarësisë së Kosovës nga kjo organizatë.

“Ata planifikojnë këtë ta bëjnë në bazë të nenit 6. Pastaj hapin derën për ndryshimin e Rezolutës 1244 pas së cilës nuk kemi më bazë ligjore dhe do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha presidenti serb.

Marketing