Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuç gjatë fushatës së tij ka folur për problemin e tij me shqiptarët në Kosovë.
Ai ka thënë se ka problem politik me shqiptarët dhe se është duke luftuar që të ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon.
Tutje, Vuçiq u shprehë se Serbia është e fuqishme dhe do t’i mbrojë serbët në Kosovë.
“Ne kemi një problem politik me shqiptarët në Kosovë, pasi që kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm dhe mendojnë se është e mundur të bëjmë gjithçka në mënyrë të paligshme.”, tha presidenti serb.
Vuçiq është duke e mbajtur një fushatë në gjitha qytetet serbe pasi që së shpejti pritet që të mbahen zgjedhjet në Serbi.