Vuçiqi e pret në aeroport Scholzin: Ditë e madhe për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritur në aeroportin e Beogradit, kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Marketing

Në një postim në Facebook, Vuçiq shprehet se sot do të jetë një ditë e madhe për Serbinë, ku do të diskutohet për të ardhmen e saj.

“Mirësevini në Beograd, Olaf Scholz. Nesër është një ditë e madhe, gjatë së cilës do të shqyrtojmë të ardhmen e Serbisë dhe hapjen e mundësive të reja për vendin dhe popullin tonë. Pres marrëveshjet që do të jenë pikë kthese për Serbinë në rrugën e saj drejt rritjes ekonomike edhe më të shpejtë”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij.