Megjithatë, interesimi për tubimin ka qenë shumë i ulët, dhe vetëm të premten është rritur ndjeshëm çmimi për pjesëmarrësit.
Partia e Vuçiqit ka planifikuar të mbledhë 80 mijë veta në sheshin e Sremska Mitrovicës për të rivalizuar protestat masive të studentëve në Kragujevc.
Nga Republika Serbe në Bosnje-Hercegovinë raportohet se janë dërguar mbi 200 autobusë. Sipas gazetës serbe “Danas“, Vuçiqi mund të presë rreth 30 mijë persona.
Për të tërhequr më shumë njerëz, pagesa për pjesëmarrësit është rritur nga 35 euro (4000 dinarë) në 85 euro (rreth 10 mijë dinarë). Një pjesë e madhe e të ftuarve janë qytetarë të komunitetit rom.
Edhe njerëzit me paga të ulëta kanë refuzuar ofertën e Vuçiqit për të marrë pagesë për pjesëmarrjen në tubim. Pritet që në këtë ngjarje të miratohet Deklarata për Vojvodinën, një tekst që u publikua nga shumica e mediave të vendit të premten.
Sipas Vuçiqit, kjo deklaratë konfirmon integritetin territorial të Serbisë. Megjithatë, ajo është kritikuar nga kundërshtarët e tij, të cilët e shohin si një tentativë për të larguar vëmendjen nga kërkesat e studentëve përmes një veprimi të pafund që synon mbrojtjen e Vojvodinës nga një separatizëm që nuk ekziston. Tubimi pritet të nisë në orën 16:00.