Kur do të vihet deri në votim në Parlamentin grek, Marrëveshja e Prespës do të marrë shumicë të gjerë, shprehu bindje spikeri i shtëpisë ligjvënëse greke, Nikos Vucis, duke folur për radion greke “Real fm”.
“Besoj se çështja e Maqedonisë dhe Marrëveshja e Prespës do të ketë shumicë më të gjerë në Parlament nga ajo që po supozohet tani, pikërisht për shkak se në muajt në vijim do të ketë mundësi, të filluar me konferencën në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për çështje kyçe për të cilat ekzistojnë mospajtime logjike, të paarsyeshme ose të llojit tjetër, që të sqarohen çështjet dhe mendoj se do të ketë konsensus më të gjerë”, thotë Vucis.
Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina lidhur me mospajtimet dhe paralajmërimet e partnerit të koalicionit të Qeverisë, Panos Kamenos se për shkak të marrëveshjes do ta rrëzojë Qeverinë, kryetari i Parlamentit grek thotë se çdokush duhet të ndërmerr përgjegjësi.