Vula e Talatit përgënjështron Selën dhe Gashin për gjuhën shqipe në Kuvend

Dy partitë shqiptare opozitare ASH-AAA që së fundmi kanë shprehur simpati me VMRO-në, ditë më parë dorëzuan në gjuhën maqedonase amandamentet e tyre në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Pas reagimeve të shumta në disa media koaliconi ASH-AAA dhe simatizuesi i tyre VMRO reaguan duke thënë se Kuvendi nuk pranon amandametet në gjuhën shqipe andaj edhe ata i kanë dorëzuar në gjuhën maqedonase.

Marketing

Duke munduar se populli do të besojë, koalicioni ASH-AAA më pas kanë shpalosur një dokument ku përgënjështrohen vetëvetiu nga ajo që thonë. Në dokumentin e ASH-së dhe AAA të dorëzuar në Kuvend shihet vula e Kuvendit edhe në gjuhën shqipe që do të thotë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në krye me Talat Xhaferin e respekton gjuhën shqipe.

Më poshtë keni amdanametet e ASH-AAA që janë dorëzuar në gjuhën maqedonase dhe ku shihet në një dokument vula e Kuvendit edhe në gjuhën shqipe.