Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, gjatë hyrjes dhe daljes nga Maqedonia do t’u vendoset vulë në pasaportë, ku shkruan se ky dokument është i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kjo vjen pas ndryshimit të emrit, ndërsa sipas marrëveshjes së Prespës, dokumentet e qytetarëve me emrin e vjetër do të vlejnë deri në 5 vite.
Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të fillojë me procedurën për blerjen e dokumenteve të reja të udhëtimit, me çka dokumentet e reja me emrin e ri pritet të jepen nga fundi i vitit.
FOTO: