Vuri në dyshim transferimin e Mesit, Inter Majami përjashton portierin

Nik Marsman është përjashtuar nga Inter Majami disa javë pasi ai vuri në dyshim transferimin e Lionel Mesit në klub. 32-vjeçari kishte deklaruar në qershor se Inter Majami nuk ishte gati për ardhjen e Mesit. Ai nënvlerësoi infrastrukturën e Inter Majamit dhe nëse ishte mjaft i mirë si klub për të mirëpritur një lojtar kalibri si Lionel Mesi.

Marketing

“Unë personalisht mendoj se ky klub nuk është gati për ardhjen e Mesit. Ne kemi një stadium të përkohshëm, njerëzit thjesht mund të ecin në fushë, nuk ka porta. Edhe vetë ne nisemi për në stadium pa siguri. Unë mendoj se klubi nuk është gati, por shpresoj që Mesi të vijë,” tha ai për ESPN.

Javë pasi ai vuri në dyshim vendimin e klubit për të nënshkruar me superyllin argjentinas, Marsman ka parë që kontrata e tij të ndërpritet nga Inter Majami. Ndërkohë, që nga mbërritja zyrtare në klub muajin e kaluar, Mesi duket se po shijon jetën në SHBA.

Superylli argjentinas, gjithashtu ka pushtuar terrenin e blertë, duke shënuar 7 gola në 4 ndeshje për Inter Majamin deri më tani. Dopieta e fundit e Mesit kundër FC Dallas në 1/8 finale të Kupës së Ligës e çoi atë në pozitën e katërt, në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të klubit.