



Kanë përfunduar zgjedhjet lokale të vitit 2021, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti është humbja më e madhe këtyre zgjedhjeve duke ju referua komunave të fituara, ku ka triumfuar vetëm në katër komuna nga 12 në sa ishte në balotazh në raundin e dytë dhe nga gjithësej 38 komuna, shkruan Gazeta Metro.
Nga 38 komunat e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur t’i fitoj vetëm katër komuna, Gjilan, Kamenicë, Shtime dhe Podujevë.
Më pak se VV’ja ka fituar Nisma Socialdemokrate, e cila ka triumfuar në një komune, në atë të Malishevës. Si dhe Partia Demokratike Turke, ka fituar në komunën e Mamushës.
Ndërsa sa i përket Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka fituar shtatë komuna: Prishtinë, Pejë, Istog, Junik, Fushë Kosovë, Viti, Lipjan.
E fituesja e këtyre zgjedhjeve është Partia Demokratike e Kosovës e cila ka arritur t’i fitoj nëntë komuna: Mitrovicë e Jugut, Ferizaj, Prizren, Drenas, Skenderaj, Hani i Elezit, Kaçanik, Vushtrri dhe Dragash.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka fituar pesë komuna: Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Deçan dhe Klinë.
Kandidati nga Lista Qytetare e Obiliqit, Xhafer Gashi, ka fituar në garën për kryetar të kësaj komune.
Lista Serbe në këto zgjedhje lokale ka fituar në 10 komuna: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zveçan, Ranilluk, Partesh, Graçanicë, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut, Kllokot./