VV-LDK, do të diskutojnë për politikat sociale dhe projektet infrastrukturore

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, sot i vazhdojnë takimet, ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.

Marketing

Takimi do të zhvillohet në seli të Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00.

KosovaPress merr vesh se grupet punuese pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, të dakordohen rreth propozimit të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.

Përndryshe, pas takimit të grupeve punuesve në mes LDK-së dhe VV-së, i cili është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.