VV nuk i beson Selës dhe ASH-së

Kurti po vjen në Maqedoni .Ishte vetë paralajmërimi i kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti një ditë më herët. Duhet të ketë një mal arsyesh dhe qëllimesh për ta bërë këtë sepse në fakt opozita këtu nuk ekziston informon TetovaSot.

Marketing

Ardhja e tij tregon realitetin politik në Maqedoni sidomos të një opozite inekzistente e përbërë nga parti si ASH që sheh vetëm hapësira si të bëhet pjesë e Qeverisë dhe jo të luftojë për kauzën shqiptare .ASH do që t’i bashkangjitet krahut të vet në Qeveri Alternativës që nuk e shkul dot askush nga pushteti.
Vetëvendosje nuk vjen në Maqedoni për diçka tjetër por të zgjojë opozitarizmin e fjetur këtu sepse pas kaq kohësh kurrë një zë proteste nuk ndodhi këtu.Vetëvendosje vjen këtu për t’i dhënë fund të opozitës shqiptare që nga selitë e partive merret me komunikata shtypi dhe janë nën kontrollin e pushtetit sa herë që Zaevit i duheshin për të votuar.

Sa herë që Zaevit i duheshin ndonjë lloj nënshkrimi të parët i kishte deputetët e opozitës në një koordinim perfekt përcjellë TetovaSot .Këtë opozitë nuk e duan shqiptarët në Maqedoninë e Veriut që tridhjetë njerëz nuk është e gatshme të nxjerrë në sheshin e protestës kur ka mijëra arsye për t’a bërë këtë.Vetëm tani që ka votime ua përkujtojnë shqiptarëve se si kanë jetuar ata,pa bërë asgjë për ata.Opozitë mes humbjesh serike pa dhënë kush llogari pse nuk mundën të fitojnë dot njëherë të vetme,fajin e kërkojnë gjetkë.Pushteti është për t’a sfiduar deri në rrëzimin e tij dhe jo të bësh pakt me të kur ti nevojitesh atij.

Pse po vjen tash Kurti në Maqedoni?! Përgjigja është fare e thjeshtë sepse ai nuk i beson Selës dhe ASH-së,një opozite inekzistente komunikatash që bën zhurmë vetëm gjatë fushatës.Kurti nuk i beson këtij opozitarizmi që në Maqedoninë e Veriut nuk ekziston prej kohësh tek shqiptarët duke e lënë një parti të qeverisë kaq gjatë duke bërë koalicion madje me të thuajse secila prej tyre .Kurti vjen në Maqedoni sepse pas këtyre zgjedhjeve shqiptarëve këtu u duhet një opozitë e vërtetë dhe aktive,një e tillë që nuk ditën kurrë ta bëjnë partitë shqiptare.ts