Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Arlind Manxhuka ka theksuar se mesazhe mashtruese dhe manipuluese po i shpërndahen aktivistëve të VLEN dhe votuesve shqiptarë. Bëhet fjalë për mesazhe të shpërndara nga aktivistë të BDI-së me përmbajtje gjoja nga Këshilli qendror i Vetëvendosjes.
Ja reagimi i tij:
Shumë qytetarë po më shkruajnë për këtë gjë, ndonëse nuk mu duk e denjë për t’u marrë me këtë sepse shihet qartë që kemi të bëjmë me diçka krejtësisht të rreme. Është fatkeqësi të shohim të ndodhin këso gjërash.
Dihet që Bekim Qoku është VLEN, dihet po ashtu që ai është anëtar i VV-së, ndërkohë që qëndrimet thuhen me zë e figurë dhe publikisht.
Arlind Manxhuka – Shumë qytetarë po më shkruajnë për këtë gjë,… | Facebook