Gruaja dhe përfaqësuesja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka mohuar të gjitha spekulimet që e lidhin burrin e saj me një kalim te Juventusi.
Gazzetta dello Sport raporton javën e kaluar se sulmuesi argjentinas ka rënë në akord personal me Juven, por Wanda e ka mohuar një gjë të tillë.
Icardi ka pasur probleme të mëdha me klubin e Interit, por megjithatë kohëve të fundit gjithçka iu rikthyer normalitetit, përcjell lajmi.net.
‘’Kjo nuk është çfarë ai mendon [kalimi te Juventusi]’’.
‘’Icardi kurrë nuk ka thënë se dëshiron Juventusin. Ai nuk e ka menduar asnjëherë këtë’’.
‘’Askush nuk ka dëgjuar asgjë nga Mauro që kur iu mor shiriti i kapitenit’’, deklaroi Wanda.