Wanda Nara konfirmon të ardhmen e Icardit

Wanda Nara insiston që Mauro Icardi nuk pranoi asnjë ofertë për Interin, duke mohuar çdo bisedim të Juventusit.

Marketing

Sulmuesi ka përjetuar zhvillime interesante, duke ia marrë fanellën me numrin 9 dhe duke iu thënë vazhdimisht se nuk është pjesë e planeve të tyre për këtë sezon.

Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të refuzojë transferimet, mbi të gjitha te Napoli, me raportimet për muaj të tërë se ai do të largohet vetëm për Juventusin.

“Ne kemi shumë miq në Napoli. Është e vërtetë, ai ka thënë jo për çdo destinacion që nuk është Inter”, tha gruaja e tij / agjentja Wanda në emisionin ‘Tiki-Taka’, ku ajo është një mysafire e rregullt.

“Të gjithë e kanë njohur zgjedhjen e tij që nga fillimi i verës dhe ky është rasti për çdo skuadër që ka treguar interes. Sipas mendimit tim, në fund të ditës, ai do të mbetet në Inter. Është vendimi i tij dhe mund të ketë një mijë oferta…”

“Ai nuk beson se ka mbaruar në Inter. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë, por i di fjalët e tij kur u hap tregu i transferimit, pasi ai ka mbetur i qëndrueshëm”.

“Ka pasur oferta që askush në botë nuk do të hidhte poshtë, por ai tha jo për Interin”, deklaroi Nara.