WatchOut! Tetovo Film Festival

Festivali i filmit WatchOut! këtë vit sjellë edicionin e 9-të të tij, pas një viti ndërprerje si pasojë e pandemisë.

Marketing

WOFF do të zgjasë deri më 12 qershor, 2021 dhe shfaqja e filmave do të bëhet për katër net radhazi në qiell të hapur orën 20:00h te amfiteatri i shtëpisë përkujtimore të partisë komuniste në Tetovë, Meqedoninë e Veriut. Në qoftë se koha do të jetë me shi, atëherë shfaqja e filmave do të bëhet në hapsirat e Qendrës LOJA.

Programi i festivalit përbëhet nga 3 kategori filmash edhe atë: filma të metrazhit të shkurtër, dokumentar si dhe atë eksperimental dhe të animuar. Në secilën kategori ka edhe film fitues.

Juria e festivalit e perbërë nga – Fabian Langer – kameraman, Gjermai,

Agnes Nokshiqi – aktore – Kosove, Robert Jankullovski – fotograf Maqedoni e Veriut ka shperblyer keta filma

Animauar – eksperimenta: “Mad in Xpain” – Coke Riobóo (Spain), Dokumentar: “Paradise” – Mateo Cabeza (Spain), Film i shkurte: “The Invisible Monster” – Javier Fesser & Guillermo Fesser (Spain)

Përveç shfaqes së filmave, ky edicion sjellë edhe shumë risi dhe një sërë eventesh tjera, aktivitete që kanë për qëllim transformimin e hapsirave publike në qytet. Eventet dhe aktivitete përfshin: murale, shfaqje teatrale, punëtori, dhe diskutime. Këta aktivitete/evente do të realizohen në hapsirat e Qendrës LOJA.

Më 9 Qershor në ora 19h para qendrës LOJA u përurua murali HOME i realizuar nga Emona Deda, Argjenda Azemi, Rema Salihu dhe Antik Doli.

Festivali organizohet nga Qendra LOJA, dhe mbështet nga Goethe Institute – Shkup. Disa segmente të festivalit mbështeten nga KURVE Wustrow, Gjermani.

Festivali në veçanti është mbështetur nga vullnetarë lokal të Qendrës LOJA si dhe vullnetarë francezë nga Service Civique.

Marketing