Arsene Wenger ka insistuar se ende nuk është i gatshëm t’i rikthehet futbollit në rolin e trajnerit, pavarësisht zërave që e lidhin me një kalim te Newcastle United.
Francezi është i papunë që nga viti 2018, kur ishte larguar nga Arsenal.
Trajneri francez, fitues i dyfishtë i Premierligës, pati përfunduar qëndrimin 22 vjeçar te Arsenal në qershor të vitit 2018.
69 vjeçari, tani është në listën e shumë trajnerëve që po përmenden për të marrë drejtimin e Newcastle United, pas largimit të Rafael Benitez.
Megjithatë, Wenger ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit në Premierligë, duke thënë se ende nuk është gati.
“Jo në të ardhmen e afërt, jo, unë ende nuk jam gati të kthehem”, ka deklaruar Wenger.