Antonio Rudiger është duke u përpjekur të bind Timo Werner që t’i bashkohet Chelsea, para skuadrave tjera të interesuara.
Werner është objektiv i shumë skuadrave të Premierligë pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në fanellën e RB Leipzig, me Liverpool dhe Manchester United gjithashtu të interesuara.
Sulmuesi gjerman thuhet se është i dëshpëruar për mos transferimin te Liverpool, të cilët po refuzojnë të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 60 milionë euro.
Këtë mund ta shfrytëzojë Chelsea tani, duke përfshirë në bisedime mbrojtësin Rudiger, i cili ka luajtur me Werner te Stuttgart.
Sipas gazetës Bild, dyshja janë miq të mirë dhe mbrojtësi Rudiger po i kërkon Werner t’i bashkohet Chelseas