WhatsApp me masë të re mbrojtëse, kërkohet e-mail për verifikim të llogarisë

Përdoruesit e aplikacionit WhatsApp së shpejti do të mundë të kenë një mënyrë tjetër të mbrojtjes së të dhënave të tyre.

Marketing

Fjala është për një e-mail verifikimi, i cili me sa duket është në fazë testimi, pasi disa prej përdoruesve të WhatsApp-it u është kërkuar të verifikojnë llogaritë e tyre përmes një e-maili.

Aktualisht numri i përdoruesve të tillë është i vogël, por pritet që së shpejti ky e-mail t’u kërkohet të gjithëve.

Më herët ishte raportuar për e-mail verifikimi, që ka paralajmëruar se WhatsApp po punon në këtë sistem nga gushti.

Metoda e re e verifikimit ka për qëllim të jetë edhe një tjetër masë shtesë për mbrojtjen e llogarive të përdoruesve dhe për t’ua vështirësuar punën atyre që kryejnë sulme kibernetike.

Veprimi i verifikimit është fare i thjeshtë, mjafton që të shkruani e-mail dhe të prisni verifikimi në inbox.